Ja çfarë kërkoi Sela nga Edi Rama

0

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i ka kërkuar sot kryeministrit shqiptar, Edi Rama të ndërmjetësojë tek Ali Ahmeti për të vazhduar aleancën qeveritare me BDI-në, transmeton Express.

Burimet e sigurta kanë theksuar se Sela është i shqetësuar për mundësinë e përjashtimit pas zgjedhjeve nga koalicioni qeveritar dhe zëvendësimin e tij me PDSH-në e Menduh Thaçit, gjë që do të dëmtonte shumë Aleancën për Shqiptarët por edhe Besën, duke iu larguar edhe një pjesë të elektoratit.

Zëvendësimi i ASH-së me PDSH-në është një skenar që po lakohet së fundmi në qarqet politike në Maqedoni, pas shenjave për një bashkëpunim të mundshëm në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale mes ASH-së dhe Besës. /Express/