“TURISTI” ME LIZËN NË BOTËN E ÇUDIRAVE

 



0

“TURISTI” ME LIZËN NË BOTËN E ÇUDIRAVE

Të nderuar qytetar të Komunës së Strugës,

janë duke u shpërndarë fletushka nga ana e “Turistit” ku ai ëndërron “botën e çudirave”.

Sa bukur di që të ëndërroj ky njeri në planetin e tij imagjinativ, por për katër vite as që u kujtua që ekzistojnë këta rrugë dhe qyteti i Strugës.
Të urojmë ty që së bashku me “Lizën”  të vazhdoni ëndrrën tuaj edhe për dy ditë dhe shpresojmë që kur të zgjoheni  ditën e hënë , do të riktheheni në realitetin e  qytetarëve shqiptar të këtij vendi.