Shqiptarët e Maqedonisë, elektorati më i zgjuar!

0

Artin Spahiu

Se ç’kam një ide se shqiptarët e Maqedonisë janë elekrorati më i zgjuar nga të gjithë shqiptarët që jetojnë në shtetet tjera shqiptare! Ata çdoherë kanë qenë më të vëmendëshëm në periudha kur është dashur të përcaktohet fati i tyre dhe kur është dashur që ato të japin vlerësimin e tyre për ato që do t’i përfaqësojnë.
Edhe këto zgjedhje lokale, kam një ide që shqiptarët do të dinë të vlerësojnë më të mirën për ta, duke mos u ndikuar nga e kaluara e tyre, qoftë e afërt apo e largët. Ata do ta shohin të ardhmen e tyre, do të vlerësojnë njerëz që do të jenë në sherbim të tyre dhe nevojave të tyre, të përkushtuar në detyrën e tyre si kryetar komune.
Në këto zgjedhje lokale në Maqedoni, përveç Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike SHqiptare, që kanë nxjerrë kandidatë për kryetar komunash dhe janë futur në garë të vërtetë lokale, dy partitë e tjera shqiptare, Ĺëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët sikur më shumë janë futur në një garë ku do të bëhet matja e muskujve të eksponenteve brenda partiakë.
Rivalitetet e brendëshme të heshtura mes figurave kryesore si në Lëvizjes Besa ,mes Bilall Kasamit dhe Zeqirja IBrahimit , po ashtu edhe në Aleancën për Shqiptarët mes Zijadin Selës dhe Arben Taravarit, ka bërë që këto dy parti në këto zgjedhje janë futur për të përcaktuar liderin të ardhëshëm, duke e përdorur elektoratin si kongresmenë partiak, sesa për tu ofruar qytetarëve ofertë të vërtetë në shërbim të tyre.
Që të gjithë figura e lartëpërmendura janë futur ne garë të vështira ,thuajse të pamundur, por kështu janë sfidat e legjitimitetit dhe të gjithë kanë shkuar “O gjithçka o asgjë”. Por rreziku ështe që kjo lojë kapriçioziteti mund të shkojë gjer në shkatërrimin e atyre dy partive në rast se asnjëri nga ato kandidatë nuk fiton në komunën që garon, gjë që ka shanca më shumë të ndodh.
Me këtë lojë ato fare nuk kanë llogaritur interesin qytetar, ngase kush do të fitonte në këtë garë nga rivalët e brendëshëm, ai do të bëhej pastaj lider i partisë. Kryetari komunë të jetë enjë lider partie, kjo do të ishte një dështim total për qytetarët e asaj komune.
Pikërisht, duke u kthyer në fillim të këtij shkrimi, kur unë thashe se shqiptarët e Maqedonisë kurrë nuk kanë gabuar në vlerësime elektorale, edhe kësaj here ata nuk do të gabojnë.
Shqiptarët e Maqedonisë nëpër komunat (Çair, Tetovë, Gostivar dhe Strugë) ku eksponentë në rivalitet të brendëshëm partiak konkurojnë për kryetar komune për të marre legjitimitetin brendapartiak dhe për tu bërë liderë, nuk kanë arsye që t’i votojnë ato parti dhe ato kandidate duke u shëndruar në kongresmenë partiakë dhe as nuk kanë arsye që të votojnë një lider që pastaj të udhëheq komunën me “bedelë dhe emisarë” e ai vetë të merret me punën e partisë.
Shqiptarët e Maqedonisë nuk do të gabojnë ngase përvojat si shqiptarë na kanë treguar se një lider i një partie në krye të një komune do të ishte një dështim i asaj komune. Këtë e ne e kemi përvojë nga Tirana me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Edi Rama, i cili nga kryebashkiaku më i mirë në botë para se të bëhej lider, u shënderua në dështim për Tiranën kur u bë lider,ndërsa Lulzim Basha mund të quhet si kryebashkiaku më i dështuar i Tiranës, pasi as edhe një punë të vetme nuk bëri për Tiranën duke u marrë me partinë që drejtonte. Por kemi shembull edhe në Maqedoni. Zijadin Sela gjersa ishte vetëm kryetar komune lëvizte diçka, që kur filloi të merrej me punë liderlliku, u fut në punë të pista, kriijoi shumë hasmëri e tragjedira dhe sot Struga ka ngelur qyteti më i pandertuat në Maqedoni.
Prandaj shqiptarët e Maqedonisë nuk do të gabojnë edhe kësaje here!
Ata s’kanë pse të mendojnë për karrierën e dikujt politike, t’i japin mbështetje për t’u bërë lider dhe të mos punojnë për atë që i ka zgjedhur qytetari.
Shqiptarët e Maqedonisë, pse jo edhe maqedonët,por edhe kushdo tjetër, kanë nevojë për kuadro në krye të komunave që do të merren më çeshtjet dhe me hallet e qytetarëve, pse jo edhe hallet banale?! Qytetarët kanë nevojë për kryetar komune që do merret me kanalizime, ujë, pastërti, rregullim rrugësh, ndërtim parqesh, shkollash, kopshtesh, …por jo për kryetar komunash që më shumë të rinë në zyrat e partisë dhe të merret me marrëveshje, deklarata, të mendojë se si të formojë degë në fshatra e qytete, si ta rrisë partinë…
Prandaj shqiptarët këtë herë do të votojnë më drejt se kurrë, për të zgjidhur më të mirën per vete dhe për të çuar në histori partitë jo serioze që menipulojnë me ta, duke vendosur kapriçot dhe interesat e tyre personale mbi ato te qytetarëve.