Dinjiteti nuk blihet me para

0
START-WP-ADS-ID: 1 -->
Të nderuar qytetar të Strugës.
Duami që të shprehim indinjatën tonë ndajë sjelljeve arrogante të njerëzve të cilët e rrethojnë TURISTIN dhe ky reagim do e bëjmë në formën sikur flsni ju:
                Ndihemi keq ku disa herë po na marrin në telefon, ndihemi keq kur asnjëher për NE s’janë kujtuar, ndihemi keq kur për katër vite asnjë hallë sna dëgjuan dhe tani janë kujtuar për ne.
                Ndihemi keq në Strugën tonë  kur votën tonë e shohin si letër bastoresh dhe për të mundohen edhe të na kërcënojnë dhe të na shantazhojnë por vetëm një gjë mos e harrojnë se njerëz të tillë votën për Turistin asnjëher nuk do e fitojnë.
Ne prap do mundohemi këto gjëra t’i luftojmë dhe njerëzit e kazinove dhe lojarëve të fatit do i dënojmë.
                Ndihemi keq ne që punojm në Komunën tonë shqiptare për të cilën dikush ka luftuar dhe me gjak që të pët ta fituar. Çka do të thot të jesh i punësuar në KOMUNË në këto zgjedhje, do të thotë të jesh i kërcënuar dhe i shantazhuar nga njerëz aspak profesionist që veten e TYRE (si KAPO KAPLLANI –ARSLLANI) votën ju kërkojnë dhe për vendin e punës ju kërcënojnë. Ne prap do mundohemi këto gjëra ti luftojmë dhe KAPOT nga Komuna mos i votojmë.
                Ndihemi keq NE që zoti deshi që pedagogji të përfundojmë dhe për arsimtar dhe mësues në këto muaj të konkurojmë, KU nga KAPOT u detyruam dhe u kërcënuam se për to mësimi ska rëndësi por aktiviteti partiak për TURISTIN të bënë njeri.
  Ne prap do mundohemi këto gjëra ti eliminojmë dhe për MERITOKRACIA TË FITOJ.
                Ndihemi keq NE që në arsim të mesëm për katër vite punuam kur për katër vite nga aroma e drejtuesve të ALKOHOLIZUAR u kërcënuam dhe tash përsëri për vota na kërkuan. Ne prap do mundohemi këto gjëra ti luftojmë dhe njerzë të duhur  të na drejtojnë.
                Ndihemi keq NE që zoti deshi që të varfër jemi dhe për llogarit e TAKSËS KOMUNALE DHE RRYMËS harxhimet e muaijt nuk na mjaftojn, por ju themi ju SIKUR edhe këto fatura ti pagoni votat tona nuk do i fitoni sepse të gjithë ne jemi të vedijshëm se të gjithë parat i ke fituara nga KORUPSIONI. Ne prap do mundohemi këto gjëra ti luftojmë dhe tju themi se të gjithëve JU me votën  do ju fitojm.
                Të gjithë NE një gjë e dijmë se askush nuk na kërcënon dhe me frik nuk na lufton, askush NE të punësuarëve nuk na nënvlerëson dhe mbi të gjitha parat e fushatës tuaj nuk na pasurojnë.