Ilirianews: Sela tradhëton edhe Besën

0

Ziadin Sela po kërkon nga Lëvizja BESA që të tërheq kandidaturën e Lavdrim Elmazit nga gara për kreun e Komunës së Strugës. Thirrja për bashkëpunim me BESËN ka ardhur mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” në televionin Klan të Tiranës, ndërsa e njëjta Bilall Kasamit i është drejtuar nga autori i emisionit, Arjan Çani.

“Bilall, tërhiqe kandidatin për kryetar komune në Strugë. Në këtë komunë, kjo BESA garon me Lavdrim Elmazin. Një personalitet si Ziadin Sela ja vlen të përkrahet dhe mos të përçahet vota shqiptare në Strugë!”, ka thënë Çani.

Megjithatë, në Lëvizjen BESA janë të dëshpëruar me “fushatën anti-BESA” që Sela e lejoi në ketë emision që ndiqet nga miliona shikues shqiptarë!

“Thirrja e dëshpëruar e Selës nëpërmjet gazetarit tregon se ai nuk është i sinqertë për bashkëpunim! Sepse, gjithë ato orë në emision dhe filmimet që u prezantuan, ishin kryesisht kundër BESËS! Kur Aleancës per Shqiptarët i janë vënë kundër partnerët e Qeverisë dhe ata që dikur i kishte në koalicion, tani Sela dëshiron të shpallë ‘luftë’ edhe me BESËN, pa patur asgjë të keqe nga ne”, thonë zyrtarë të Lëvizjes BESA, e cila me gjasë, nuk do të mbështet as në rrethinë e dytë nëse eventualisht Aleanca për Shqiptarët arrin ta kalojë pragun. “Para shpalljes së kaneidaturave, BESA ishte e gatshmen për bisedime dhe e lamë të hapur çështjen e koalicioneve, por me këtë fushatë edhe kundër BESËS, Sela po i mbyell të gjitha dyert”, thotë zyrtari i BESËS. transmeton /ilirianews.mk/