Ballina MAQEDONI Sela tregon frikën, humbjen e ka të sigurt!

Sela tregon frikën, humbjen e ka të sigurt!

0

 

Komentuesit politik në rrjetet sociale alarmojnë se Sela do të ndryshojë edhe më tepër retorikën, konkretisht do të rrit sulmet ndaj BDI-së dhe LSDM-së, edhe pse më të dyja partitë është pjesë e koalicionit qeverisës.

E gjithë kjo, siç thonë komentuesit, pasi ka kuptuar se është rrezikuar në Strugë

Shkup, 26 shtator – Liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së fundin ka treguar se e ka kapur frika nga humbja e Komunës së Strugës në zgjedhjet e 15 tetorit. Fjalimi i tij i mbrëmshëm në Konventën promovuese të kandidatëve të kësaj partie për kryetar komunash tregon se Sela është i vetëdijshëm për rrezikun që Ramiz Merko i Bashkimit Demokratik për Integrim i ka shkaktuar atij në këto zgjedhje. Madje, ndryshimi i retorikës së Selës në tubimin e fundit tregon se ai tanimë është i bindur në humbjen e Strugës.

Kështu thonë analistë politik, të cilët alarmojnë se Sela do të ndryshojë edhe më tepër retorikën, konkretisht do të rrit sulmet ndaj BDI-së dhe LSDM-së, edhe pse më të dyja partitë është pjesë e koalicionit qeverisës. E gjithë kjo, siç thonë analistët, pasi ka kuptuar se është rrezikuar në Strugë.

“Ndryshimi i retorikës së Selës në Konventën e mbrëmshme tregon se si nuk ndjehet i sigurt në fitore. Madje, është bindur se humbjen me Merkon e BDI-së e ka të sigurt. Sidomos tani kur Aleanca u shkatërrua – në njërën anë LR-PDSH dhe në anën tjetër – RDK dhe Uniteti. Pastaj, të flasësh për Shkupin, Tetovën e Kumanovën, ndërsa kandidohesh në Strugë, është dobësi të cilët më në fund e kuptoi. Ai tashmë nga institucione demokratike, por kërkon rrënimin e institucioneve dhe kam frikë se kjo retorikë do thellohet edhe më shumë”, thonë njohësit e rrjedhave politike.

Në ndërkohë, njëjtë mendojnë edhe komentues tjerë në rrjetet sociale, i cili ka shtuar se Sela, duke e parë tani mungesën e forcës i vetëm në zgjedhje, pa RDK dhe Unitetin, apo edhe pa BESËN, ka filluar të shohë gabimin e kandidimit në Strugë.

Komentuesit shqiptar thonë se pretendimin për të zënë vendin e partisë së dytë më të madhe shqiptarë në Maqedoni, Sela e ka humbur tashmë.

 

“Ziadin Sela e la hapësirën për t’u bërë parti e dytë shqiptare në vend, sepse dy figurat kryesore – Sela dhe sekretari i partisë, Arben Taravari nga qendra (Shkupi) u zhvendosën në dy komuna të rëndësishme, por që nuk përfaqësojnë gjithë elektoratin shqiptar. Tani, me gjasë e ka parë situatën se nuk është në favor të tij dhe fillon me sulme të cilët as ai vet nuk i sqaron dot. Dhe i ka mbet teza se ai ishte më i sakrifikuari në ngjarjet e 27 prillit në Parlament, që është e vërtet, por se nuk mund të arsyetohen sulmet ndaj Qeverisë dhe partive shqiptare pjesëmarrëse në të derisa edhe vet partia e Selës është brenda Qeverisë”, thotë një komentues, sipas të cilit, e rëndë është gjendja e Selës që si kryetar i partisë, të ketë parasysh dështimin në Komunën e Strugës.