Davutogllu selam Levizjes Besa : Ali Ahmeti faktorë kyç i stabilitetit në rajon

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka takuar sot në Shkup ish Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë dhe ish liderin e AKP, Ahmet Davutogllu.

Bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet politike në vend e rajon duke u fokusuar në situatën aktuale në vend.

Davutogllu theksoi që Ali Ahmeti është një nga faktorët kyç të stabilitetit të Maqedonisë dhe rajonit duke marrë parasysh se shqiptarët jetojnë në 6 shtete në rajon dhe janë boshti kryesor i stabilitetit të Ballkanit.

Kryetari Ahmeti foli për angazhimet e Bashkimit Demokratik për Integrim në drejtim të stabilitetit politik të vendit, marrëdhënieve të mira ndëretnike, fqinjësisë së mirë, integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.