Tronditese:Vrau gruan me sqepar/ 49 vjeçari asnjë pendesë: Ajo më tradhtonte

0

Bashkim Mekolli është marrë në pyetje nga policia dhe hetuesit pas ngjarjes së rëndë, ku la të vdekur gruan e tij, 49 vjecaren Demirkë Mekolli. Sic thonë burimet nga policia, autori i krimit të rëndë në familje nuk ka shfaqur pendesë për vrasjen.

Ai mësohet se u ka thënë hetuesve se e ka vravrë gruan nga xhelozia, pasi kishte dyshime se e tradhtonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës në Blacë të Pogradecit. 49 – vjeçari e goditi bashkëshorten e tij, me të cilën kishte 18 vjet i martuar, me sqepar e thikë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes së rëndë, babai i tij Nexhet Mekolli tha për mediat se i biri vuante nga depresioni dhe se për këtë merrte ilaçe. Ai kishte ardhur në Tiranë për t’u shtruar, por mungesa e një karte shëndeti dhe sigurimeve shoqërore, kishte bërë që të kthehej mbrapsht vetëm me ilaçe.Çifti ka vetëm një djalë 16 vjec që jeton jashtë vendit.