Ziadin Sela: Ju bëj apel gjithë shqiptarëve të përkrahin Fatmir Deharin

0

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela sot theksoi edhe një herë se kandidatin e BDI-së, Fatmir Deharin për Kërçovën e përkrah personalisht si individ por edhe si parti politike, përcjell TetovaSot.

“Po e ka përkrahjen, flas në emrin tim pesonal, ne vazhdimisht edhe në debatin që kemi debatuar brenda partisë, ne kemi përkrahur idenë e një kandidati në Kërçovë.

Ne nuk do tju bëjmë garë, nuk do tju nxjerrim kundërkandidat, por kandidatin zyrtarë të BDI-së në Kërçovë, strukturat tona politike atje do ta përkrahin dhe ju bëjë apel gjithë shqiptarëve që të përkrahin atë kandidaturë, mos udhëhiqen nga teket personale, nga nevojat e ngushta dhe meskine, por të përkrahin kandidatin në komunën e Kërçovës, dhe Kërçova të ketë përsëri një kryetar komune shqiptarë” u shpreh lideri i ASH-së Ziadin Sela.
Ndryshe Dehari deri në këto momente nuk ka mbështetjen e Lëvizjes BESA.