Qeveria e Nikolla Gruevskit ka shpenzuar 38 milionë euro nga buxheti shtetëror për fushatë dhe propagandë.

0

Paratë u janë dhënë medieve elektronike dhe atyre të shtypit por pa kritere të vërtetuara, ku jo gjithmonë madje rejtingu i medies ka qenë relevant sesa para do të fitojë nga qeveria.
Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski ka sqaruar se bëhet fjalë për fushatë për fëmijën e tretë, kundër aborteve, hulumtojeni Maqedoninë, ditët e ideve, të drurit, të ushqimit…

Përllogaritjet janë të periudhës 2008 deri 2015, ndërsa nuk janë marrë parasysh 2006, 2007 dhe 2016, pasi nuk ka pasur dokumente, njofton Medial.mk. “Më shumë, 23 milionë euro, janë për reklama në mediet elektronike, 15 milionë janë shpenzuar për fushata të disa agjencive të marketingut dhe për shpallje publike në disa media të shtypura, ndërsa 20 mijë euro kanë shkuar për hulumtimin e mendimit publik”, informon Boshnjakovski, duke potencuar se qytetarët vetë e kanë paguar propagandën e cila është bërë ndaj tyre. Qeveria e re, thekson zëdhënësi, më nuk do të lejojë, e as ndonjëherë do të jetë shpallës më i madh marketingu në vend.