Dorëhiqet Lideri i Shqipëtarëve në Maqedoni

0

Kryetari dhe deputeti i Lëvizjes BESA edhe zyrtarish u largua nga Kuvendi i Maqedonisë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes ai u shpreh se është i kënaqur për sfidën e re për udhëheqjen e Komunës së Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të nderuar qytetarë, të respektuar anëtarë të Lëvizjes BESA dhe ju tetovarë të dashur, sapo e nënshkrova dorëheqjen time nga detyra e deputetit në Kuvendit e Republikës së Maqedonisë. I nderuar që kisha mundësi gati një vit t’i shërbej qytetarit shqiptar të Maqedonisë, me kënaqësi sot po jap dorëheqje për ta pranuar sfidën e re për udhëheqjen e Komunës së Tetovës, që kështu t‘u shërbej të gjithë tetovarëve. Na priftë e mbarë dhe mirëfestofshim në Tetovën tonë”, u shpreh pas nënshkrimit të dorëheqjes kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.