Elmazi: Janë mijëra arsye që sot na kanë mbledhur këtu

0

Janë mijëra arsye që sot na kanë mbledhur këtu, të shtyrë që të gjithë nga dëshira për ti shërbyer qytetin tonë.

Faleminderit Lëvizjes Besa dega Strugë dhe Labunishtë për besimin dhe mbështetjen që ma dhanë duke më votuar për kandidat për kreun e Komunës së Strugës. Vota dhe besimi juaj është përgjegjësi dhe shtysë për të punuar sa më shumë për të arritur qëllimin tonë të përbashkët:

PËR STRUGËN QË DUAM

Struganët kanë nevojë për një Strugë më të fortë, të sigurtë për ardhmërinë e saj. Një Strugë që ngre zërin lartë për problemet që e shqetësojnë, zë i cili do të dëgjohet nga të gjithë ata që i shërbejnë këtij qyteti. Struganët kanë nevojë jo për dyer të mbyllura dhe vesh të shurdhër por për menaxhment të mirëfilltë dhe të sinkronizuar me nevojat e tyre.

Struganët kanë nevojë për një Strugë që mendon rreth të ardhmes me vizion dhe strategji të qartë:
– Jo DEPONI (zhvillim kanceri për NE).
– Jo munges uji (duke i detyruar banorët në vetë investim);
– Jo arkitektur pa plan dhe strategji zhvillimi;
– Jo arsim pa kushte elementare për të zhvilluar mësim;
– Jo turizem pa planifikim dhe kaotik;
– Jo ekonomi të rrënuar pa vizion dhe investime të huaja (duke e ndihmuar ikjen dhe boshatisjen e qytetit);
– Jo qen endacak (që shqetsojnë të gjitha moshat e mos të flasim për fëmijët);
– Jo rrugë të bllokuara gjatë sezonit dimërorë;
– Jo drita pa ndriçim;
– Jo rrugë të groposura dhe pa trotuar;
– Jo zona të urbanizuara pa kanlizim, rrugë dhe trotuar;

Struga për fat të keq ka humbur besimin në vetë nga një qeverisje (pa qeverisje) si në të kaluarën ashtu dhe tani. Ndjehet e kërcënuar për jetën e saj sociale, kulturore, shëndetësore…
Për fat të mirë Lëvizja BESA ka njerëz që do t’ju ofrojnë qytetarëve ofertën si ti zgjidhim problemet e mësipërme.

Të gjithë së bashku mund t’ja këthejmë besimin në vetvete i cili gjatë kohe është në rënje. Struga dhe struganët e meritojnë një gjë të tillë.

Unë besoj te JU

Me respekt,
Lavdrim Elmazi