Boksieret Strugan në përgatitje të Kampionatit të Maqedonisë që do të mbahet më 16 shtator (FOTO)

0

Boksieret Strugan në përgatitje të Kampionatit të Maqedonisë që do të mbahet më 16.09.2017 – Shtip.

Trajneri i reprezentacionit, Faton Salihu mbledh boksierët shqiptar para kampionatit ekipor
Trajneri i reprezentacionit të Maqedonisë, Faton Salihu, në klubin e tij modern, KB Çair, të shtunën kishte mbledhur shumë boksierë shqiptar nga Maqedonia në një vend nga klubet si Klubi i boksit Shkendija No-limit, Klubi i boksit Shkupi, Klubi boksit Struga-Veleshta dhe nikoqiri Klubi i boksit Çair.

Portali për sporte luftarake “ArenaRing” nga afër përcjelli këto ushtrime dhe vërejti një punë profesionale nga Fatoni si dhe trajnerat tjerë që ishin nga klubet si Enver Salihu, Albion Nasufi e Blerim Saiti.

“Kisha nderin dhe kënaqësinë të kem mysafir klubet shqiptare të boksit ku kishim një stërvitje të përbashkët para kampionatit ekipor në boks që do të zhvillohet më 16 shtator në Shtip”, tha Faton Salihu.ArenaRing